KRYEFAQJA » LAJME » Deputetët e PD ju bashkohen protestuesve
Deputetët e PD ju bashkohen protestuesve

Deputetët e PD ju bashkohen protestuesve

Në parlamentin shqiptar, vetëm pak minuta nga fillimi i tij, opozita kërkoi pushim. Ish kryeministri Berisha kërkoi që parlamenti të miratojë me urgjencë të një rezolute për heqjen e dekoratave, ndaj atyre që siç tha ai “kanë bërë krime ndaj shqiptarëve”. Menjëherë deputetët demokratë kanë dalë para mbështetësve të tyre që protestojnë para parlamentit, dhe me fjalimet e tyre po përpiqen të ngrenë lart frymën e protestës. Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka bërë thirrje për bashkim kundë bandës në pushtet sikurse e cilësoi ajo qeverinë Rama. “Sot këtu, nesër para kryeministrisë, pasnesër para kryesiisë duke i thën “Ik Edi Rama”. Dimë të themi dhe më fal aty ku gabojmë, por PD e bëri Shqipërinë me viza me rrugë, rritje pensionesh infrastruktruë. Pse të mos vazhdojmë ne projektet tona?! Si ka mundësi që Serbia hap negociatat dhe ne jo, por ne jemi më europianë. Ka vetëm një rrugë. Edi Rama nuk lejon kurrë zgjedhje të lira e të ndershme. Ndaj dhe ne duhet të përgatitemi për protestë të fortë të qëndrueshme paqësore përpara kryeministrisë përpara parlamentit për ti thënë: Ik o djalë, boll na poshtërove shko në shtëpinë tënde” tha zonja Topalli.
Policia është pozicionuar në ruajtje të rendit.