KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deputetët gjermane me origjinë turke kërcënohen me jetë

Deputetët gjermane me origjinë turke kërcënohen me jetë

11 deputetë gjermanë me origjinë turke janë kërcënuar me vdekje pasi mbështetën dhe votuan gjenocidin armen nga Perandoria Osmane në parlamentin gjerman. Kjo ka bërë që deputetët te merren në mbrojtje nga policia. Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar deputetët që të mos udhëtojnë në Turqi, pasi siguria e tyre nuk mund të garantohet. Ky votim i parlamentit gjerman ka sjellë zemërimin e qeverisë turke, e cila nuk e njeh këtë gjenocid. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj këtij vendimi të marrë nga parlamentin gjerman dhe të mbështetur nga 11 deputetë me origjinë tuke.