KRYEFAQJA » LAJME » PS propozon ngritjen e “Institutit të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore”
Deputetët socialistë propozuan ngritjen e "Institutit të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore"

PS propozon ngritjen e “Institutit të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore”

30 deputetë të Partisë Socialiste i paraqesin kreut të kuvendit një propozim për “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”. Në relacion thuhet se Shqipëria u rreshtua në krah të vendeve antifashiste dhe luftoi me koalicionin e fitimtarëve. Kontributi i Shqipërisë është domethënës jo nga numri i popullsisë dhe i forcave që u angazhuan në luftë, por i mesazhit, i rreshtimit të drejtë që bëri, në një moment të rëndësishëm historik. Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italianë pastaj nga nazistët gjermanëvlerësohet në relacion. 30 deputetet e PS besojnë se me këtë rregullim ligjor të posaçëm evidentohet në mënyrë shkencore dhe institucionale kontributi i Shqipërisë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit.  Projektligji ka 22 nene që përcakton mënyrën e funksionimit të arkivit dhe bibliotekës së institutit.