KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti Prenga vetpezullohet nga parlamenti
Deputeti Prenga vetpezullohet nga parlamenti

Deputeti Prenga vetpezullohet nga parlamenti

Deputeti i parlamentit shqiptar Armando Prenga, ka deklaruar vetëpezullimin e tij nga aktiviteti parlamentar, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor lidhur me një çështje në të cilën ai është përfshirë. Lajmi është bërë i ditur nëpermjet një letre që deputeti ja ka dërguar kreut të kuvendit, përmbajtja e së cilës publikohet që prej së mërkurës në disa media. Deputeti Prenga është përfshirë në një konflikt me armë shtatorin e kaluar për çështje pronësie. Ai akuzohet nga prokuroria për  armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën. Prenga  u arrestua në atë kohë në flagrancë, por pak ditë më para gjykata e liroi nga arresti shtëpiak disa mujor dhe procesin ai do ta ndjeki në gjendje të lirë. Pas ngjarjes PS e largoi deputetin nga grupi i saj parlamentar të cilit ai i përkiste.
Por prania e deputetit Prenga në fillim të kësaj jave në mbledhjet e komisioneve parlamentare, ku ai është anëtar, ka ngjallur reagim të ashpër nga ana e opozitës e cila ka bojkotuar mbledhjet. Grupi parlamentar demokrat vendosi bllokimin e punimeve të seancës të së enjtes nëse në rendin e ditës nuk përfshihen nismat e tyre për dekriminalizimin. Demokratët kërkojnë që në ligjin për dekriminalizimin të parashikohet edhe përjashtimi nga politika i funksionarëve dhe të zgjedhurve kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.Por deputeti socialist Alfred Peza i cilësoi si perpjekje e opozites per ta penguar me tej votimin e reformës në drejtësi.