KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti republikan Agron Duka zgjidhet në krye të Partisë Agrare Ambientaliste
Deputeti republikan Agron Duka zgjidhet në krye të Partisë Agrare Ambientaliste

Deputeti republikan Agron Duka zgjidhet në krye të Partisë Agrare Ambientaliste

Agron Duka është zgjedhur kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Vendimi është marrë të premten nga forumet e kësaj partie. Zoti Duka aktualisht deputet i Partisë Republikane, zëvendëson Lufter Xhuvelin i cili dha dorëheqje, pas afro dy dekada e gjysëm në krye të PAA. Zoti Duka një biznesmen i njohur, e ka nisur karrierën e tij si politikan i pavarur, por ka kaluar disa herë nga e majta në të djathtë. Për disa kohë ai ka qenë edhe ministër bujqësie në qeveritë socialiste, kur e majta kishte pushtetin nga 1997-2005. Pak kohë më parë ka patur deklarime sipas të cilave zoti Duka mund të merrte kryesimin e PR.
Pas këtij zhvillimi, PAA do të ketë deputetin e saj në parlamentin shqiptar, ku ka regjistruar shumë vite mungesë. Ai pritet gjithshtu të ringjallë edhe një here debatin, se a duhet të përfaqësohen në parlament parti që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme. Vetë ish kreu i PAA Xhuveli, erdhi në krye të partisë pasi më parë kishte qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë së Punës. Debate ka patur edhe kur pak vite më parë, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri u shkëputën nga grupet parlamentare të PS dhe PD, dhe u shpallën deputetë të PDIU. Sistemi i votimit në Shqipëri është proporcional i korrektuar, çka është më në favor të opinionit se ndryshime të tilla nuk duhet të pranohen. Ngjarja mendohet të sjelli debat edhe gjatë diskutimit të reformës zgjedhore që sapo ka filluar.