KRYEFAQJA » LAJME » Deputetja Leskaj : Mandati im të shkojë në Gjykatën Kushtetuese
Deputetja Leskaj : Mandati im të shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Deputetja Leskaj : Mandati im të shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Deputetja socialiste Valentina Leskaj, njëherësh edhe nënkryetare e parlamentit, i ka drejtuar një letër kreut të legjislativit Ilir Meta, në të cilën i kërkon që çështja e mandatit të saj të shkojë për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Lajmi është bërë i ditur për deputetët në seancën plenaree të së enjtes nga vetë zoti Meta. Deputetja socialise Leskaj është akuzua nga opozita se ka përfituar padrejtësisht nga fondet buxhetore, gjatë kohës që është deputete, por ajo i ka hedhur poshtë akuzat si të pavërteta. Hapi i hedhur nga zonja Leskaj vjen ndërsa opozita e djathtë ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj në parlament me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve të mazhorancës Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, të cilët i akuzon se janë në konflikt interesi. Më parë parlamenti kishte vendosur që Gjykata Kushtetuse të vlerësojë edhe mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, i njohur si një prej mbështetësve kryesorë të kryministrit socialist Edi Rama.