KRYEFAQJA » LAJME » Derbi Tirana-Partizani: Të enjten në orën 18.00 në stadiumin “Selman Stermasi”

Derbi Tirana-Partizani: Të enjten në orën 18.00 në stadiumin “Selman Stermasi”

Derbi i kryeqytetit, ai midis Tiranës dhe Partizanit si gjithnjë pritet me ankth nga të gjithë, për lojën e bukur që dhurojnë skuadrat në fushë si dhe për të marrë vesh fituesin e takimit. Për mbrojtësin e Partizanit Gëzim Krasniqi , ndeshja mes dy skuadrave të kryeqytetit, duhet të ketë një fitues dhe beson se një barazim nuk është rezultati i duhur për këtë përballje .

“Përveç tifozëve edhe ne presim fitoren. Mund të them që kto barazimet na kanë penalizuar paksa jo vetëm kundër Tiranës por edhe ndaj skuadrave të tjera. Shpresojmë që fati të jetë në anën tonë pasi lojën e kemi bërë në nivel të lartë por kjo na pati dënuar pak” tha Krasniqi.

Ndeshja Tirana- Partizani do të luhet të enjten në orën 18.00 në stadiumin “Selman Stermasi”.