KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dërgohen në gjykatë të dyshuarit e bombës së Ankarasë
sulmi me bombe i ankarase

Dërgohen në gjykatë të dyshuarit e bombës së Ankarasë

21 të dyshuar janë paraqitur këtë të dielë në gjykatë pasi u ndaluan në lidhje me sulmin me makinë-bombë që tronditi kryeqytetin turk mbrëmjen e 17 shkurtit. Personat e arrestuar si të dyshuar për sulmin terrorist i cili mori jetën e 28 personave dhe u bë shkak për plagosjen e dhjetëra të tjerëve, pasi i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor u dërguan sot në gykatë, ku pritet të merret vendimi për masën e tyre të sigurisë.