KRYEFAQJA » LAJME » “Dermatoza nodulare e gjedhit”, Shqipëria bllokon importin e mishit nga disa vende të Ballkanit
Kosovë: Dermatoza nodulare mbyll tregjet e kafshëve

“Dermatoza nodulare e gjedhit”, Shqipëria bllokon importin e mishit nga disa vende të Ballkanit

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, njoftoi bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe të mishit nga disa vende të Ballkanit, pas lajmeve se në disa shtete të rajonit është shfaqur sëmundja “dermatoza nodulare e gjedhit”. Kjo sëmundje, e cila nuk paraqet rrezik për njerëzit, është tani e pranishme në Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari dhe Greqi. Me urdhër të posaçëm të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, është ngritur një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje. Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve të sinjalizojnë menjëherë çdo dyshim për prezencën e kësaj sëmundje pranë Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin, ose pranë Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar qeverisë miratimin e një fondi emergjence për blerjen e vaksinës kundër kësaj sëmundje dhe mbetet në pritje të alokimit të këtij fondi.