KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dermatoza nodulare, nis shpërndarja e vaksinave
Dermatoza nodulare, nis shpërndarja e vaksinave

Dermatoza nodulare, nis shpërndarja e vaksinave

Ministria e Bujqësisë njoftoi të premten se ka gati 240 mijë vaksina për të mënjanuar imunizuar gjedhin e prekur nga sëmundja e dermatozës nodulare. Sipas saj 150 mijë vaksina kanë nisur të shpërndahen, ndërsa 90 mijë doza të tjera do të përdoren në javën e 3-të të gushtit.
Sipas të dhënave sëmundja e dermatozës nodulare ka prekur në total 425 krerë gjedhi. Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë të gjerë vaksinimi, ndërsa në gjithë vendin është urdhëruar ndalimi i therrjes dhe tregëtimit të mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria, por edhe vendet fqinje. Por pavarësisht këtij urdhëri zbatimi  ka lënë për t’u dëshëruar. Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Edmond Panariti ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e fermerëve, tregtarëve dhe konsumatorëve për këtë fazë karantine, u bëri thirrje të gjithë autoriteteve të monitorojnë dhe të ndalojnë lëvizjet e kafshëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.