KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dervishaj, ministri i ri i transportit dhe infrastrukturës
Dervishaj, ministri i ri i transportit dhe infrastrukturës

Dervishaj, ministri i ri i transportit dhe infrastrukturës

Sokol Dervishaj do të jetë ministri i ri i transportit dhe infrastrukturës. Parlamenti shqiptar ka miratuar të enjten me 73 vota dekretin e presidentit Nishani për këtë emërim. Zoti Dervishaj zëvendëson në këtë post Edmond Haxhinaston, i cili dha dorëheqjen një javë më parë. Ai i përket LSI, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar. Zoti Dervishaj vjen në këtë detyrë pasi më parë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe në detyra të tjera të larta si Zv.Ministër i Punëve të Jashtme, Zv.Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.