KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dervishaj: “Rruga e Arbrit” nis në pranverë

Dervishaj: “Rruga e Arbrit” nis në pranverë

Punimet për “Rrugën e Arbrit”, një tjetër aks i rëndësishëm rrugor nga lindja në perëndim të Shqipërisë parashikohet të fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. Lajmi është dhënë nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj. Ai tha se ministria është në fazën e gjetjes së mënyrë së financimit. Egziston mundësia që ndërtimi i kësaj vepre të jetë një partneritet publik privat. Këto deklarata ministri i transporteve i bëri gjatë inspektimit të impiantit për ujërat e ndotura në Tiranë. Për këtë impiant ministri theksoi se ka pasur disa vonesa projekti, por e rëndësishme të shikojmë përpara dhe të kapim afatet. Projekti i Kanalizimeve të Tiranës së Madhe është i financuar nga Qeveria Japoneze në shumën e 62 milionë Eurove Kredi. Impianti i përpunimit do të ketë një kapacitet rreth 95 mijë litra në ditë dhe do t’i shërbeje banorëve të qytetit të Tiranës duke përpunuar ujërat e ndotura.