KRYEFAQJA » LAJME » Dëshmia për vrasjen e Patës dhe dyshimet për vërtetësinë

Dëshmia për vrasjen e Patës dhe dyshimet për vërtetësinë

Grupi hetimor i ngjarjes së ekzekutimit me 30 plumba të Nelgert Patës në qytetin e Fierit ka ngritur dyshimet se dëshmia e Ari Alilanit, i cili mbeti i plagosur në atentat nuk është e vërtetë. Sipas 38-vjecarit ai e njihte shumë pak viktimën dhe nuk kishte dijeni mbi konfliktet që kishte. Aliani ka sqaruar se gjatë tre ditëve që Pata qëndroi në Fier ai ishte shofer i tij dhe lëvizte vetëm kur 34-vjecari ia kërkonte. Por hetuesit kanë krijuar mjaft dyshime tek kjo dëshmi pasi dyshohet se makina më të cilën udhëtonin ditën e vrasjes, Alinanit ia ka blerë Nelgert Pata. Për më tepër komunikimet mes të dyve jo vetëm gjatë tre ditëve të fundit të jetës së Patës kanë qënë të shpeshta. Këto dy fakte për policinë janë fakte të mjaftueshme për të krijuar bindjen se ata të dy njiheshin shumë mirë. Prokurorët kanë bindjen se 38-vjecari ka informacione mbi konfliktet e Patës dhe se mund të ketë informacion të vlefshëm për autorët e atentatit apo porositësit e tij. Për hetuesit ai ka dijeni edhe per arsyet pse viktima po qëndronte në Fier ditët e fundit të jetës së tij.