KRYEFAQJA » LAJME » Itali, dështon referendumi mbi konçesionet për kompanitë e gazit e naftës
deshton referendumi per koncensionet kompania naftes ne itali

Itali, dështon referendumi mbi konçesionet për kompanitë e gazit e naftës

Referendumi i së dielës për të rinovuar ose jo konçesionet dhënë kompanive të ndryshme të gazit dhe naftës në ujërat italiane të detit adriatik, nuk arriti kuotimin e duhur. Sipas ministrisë italiane të Punëve të Brëndshme, nga rreth 50 milionë zgjedhës, vetëm 15 milionë dhe 806 mijë prej tyre votuan. Nga këta, rreth 13 milionë e 334 mijë votuan për heqjen e rinovimit të konçesioneve, ndërsa rreth 2 milionë e 200 mijë kundër heqjes së tyre. Që votimi të ishte i vlefshëm, duhej perqindja e pjesëmarrësve në votim të ishte më shumë se 50 përqind. Para referendumit, Kryeminsitri Italian Mateo Renzi, i ftoi italianët të mos shkonin në qëndrat e votimit, pasi vota për heqjen e rinovimit te konçesioneve mund të dëmtonte ekonominë. Ndërsa rezultatin e votimit ai e konsideroi një fitore kundër atyre pak keshilltarëve dhe presidentëve rajonalë të cilët donin vetëm të bënin një llogari politike. Për Renzin, shifrat përfaqesojne një rezultat qartësisht më të lartë se pritshmëritë. “Italia foli. Ky referendum është hedhur poshtë”, deklaroi kryeministri italian.