KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Dështon siguria në Stade de France për finalen e kupës
Dështon siguria në Stade de France për finalen e kupës

Dështon siguria në Stade de France për finalen e kupës

Tre javë nga fillimi i Euro 2016, të shtunën në mbrëmje është verifikuar në Francë një dështim sigurie, me probleme të dallueshme në kontrollet në prag të finales së Kupës së Francës ndërmjet Paris S.G dhe Marsejës në Stade de France, që do të presë ndeshjen e hapjes dhe finalen e Euro 2016. Këtë e pranoi vetë prefekti i rajonit, Philippe Galli, i cili kishte garantuar se muri prej dy metrash rreth stadiumit dhe kontrolli i trefishtë i spektatorëve do të pengonte futjen në stadium të çfarëdo objekti të ndaluar.

Por përballë një numri të pabesueshëm bombash tymi dhe bombash letre të shpërthyera gjatë ndeshjes, Galli e pranoi dështimin. Në njërën nga kthesat është ndezur edhe një zjarr i vogël, përveç zënkave të shumta.

“Kontrollet, tha sot Galli, nuk janë bërë ashtu siç duhet të ishin. Sistemi ra në disa pika, duhet ta rregullojmë. Gjithçka do të rregullohet”.