KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Detaje mbi identitetin e viktimave të aksidentit të Spanjës
Detaje të reja mbi aksidentin e Spanjës

Detaje mbi identitetin e viktimave të aksidentit të Spanjës

Ministri i brëndshem i rajonit të Katalonjës ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me aksidentin që ndodhi të dielën në autostradën Valencia-Barcelonë në Spanjë, ku 13 studente të programit Erasmus humbën jetën. Të gjitha viktimat ishin femra, shtatë prej tyre shtetase italiane, dy gjermane, një shtetase rumune, një franceze dhe viktima e trembëdhjetë ishte nga Uzbekistani. Megjithatë identititeti i tyre nuk mund të konfirmohet pa u kontaktuar familjarët dhe të bëhen testet respektive të ADN-së.