KRYEFAQJA » LAJME » Detaje të reja mbi operacionin antidrogë në Greqi.
eskobari i ballkanit, antidroge, polici, greqi, sekuestro,

Detaje të reja mbi operacionin antidrogë në Greqi.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin antidrogë në Greqi, ku u sekuestruan rreth 700 kg kanabis. Policia thotë se është pjesë e superoperacionit të goditjes së organizatës kriminale, në krye të cilës sipas mediave greke qëndron 44-vjeçari me iniciale K.B, i cilësuar edhe si “Eskobari i Ballkanit”. Ndërkaq për këtë shtetas reagoi partia Demokratike e cila e cila akuzoi Ministrin e Brendshëm dhe policinë e shtetit se ka mbrojtur dhe favorizuar 44 vjecarin e arestuar.

Por në kundërpërgjigje të akuzave të demokratëve policia e shtetit publikoi deklaratën për shtyp të policisë greke që mban datën 10 maj 2016, ku theksohet bashkëpunimi policor mes policisë greke, policisë shqiptare dhe zyrës së antidrogës së SHBA, DEA.

“Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale, në bashkëpunim me zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal. Pas kësaj arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit”.

Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike.

Ajo u bën thirrje partive politike të ndalin sulmet dhe shpifjet e pabaza.