KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Deti i Vdekur Kinez” atraksion turistik për mijëra vizitorë
“Deti i Vdekur Kinez” atraksion turistik për mijëra vizitorë

“Deti i Vdekur Kinez” atraksion turistik për mijëra vizitorë

Një liqen i kripur Junçeng, i njohur si “Deti i Vdekur i Kinës” është kthyer në një destinacion të preferuar për mijëra turistë. Liqeni i kripur i lashtë i formuar para 500 milionë vitesh dhe që zë 120 kilometra katrore, nuk është në fakt një skenë krimi, por rezultat i natyrshëm i algave në ujë. Me rritjen e temperaturave dhe intensitetit të dritës shkaktohen organizma të quajtura “salina – dunaliella” që e kthejnë ujin në ngjyrë të kuqe si gjak. Ky fenomen është parë edhe në Francë, SHBA, Turqi dhe kohët e fundit edhe në Iran. Autoritetet lokale thonë se fenomeni është i përvitshëm edhe pse nuk është e qartë përse ka ndryshuar vetëm njëra anë e liqenit .