KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deti Mesdhe, rojet bregdetare italiane shpëtojnë 4 mijë emigrantë
Syrian and Afghan refugees fall into the sea after their dinghy deflated some 100m away before reaching the Greek island of Lesbos, September 13, 2015. Of the record total of 432,761 refugees and migrants making the perilous journey across the Mediterranean to Europe so far this year, an estimated 309,000 people had arrived by sea in Greece, the International Organization for Migration (IMO) said on Friday. About half of those crossing the Mediterranean are Syrians fleeing civil war, according to the United Nations refugee agency. REUTERS/Alkis Konstantinidis      TPX IMAGES OF THE DAY      - RTSUQ8

Deti Mesdhe, rojet bregdetare italiane shpëtojnë 4 mijë emigrantë

Rojat bregdetare italiane kanë shpëtuar më shumë se 4.000 emigrantë në Detin Mesdhe vetëm gjatë orëve të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të qeverisë italiane, të cilët kanë nënvizuar se azil-kërkuesit u shpëtuan pas kryerjes së 22 operacioneve të ndryshme. Ata thanë gjithashtu se brenda kësaj jave numri i refugjatëve që janë evakuar nga deti nga rojat bregdetare arrin në më shumë se 10.000. Autoritetet dyshojnë se gjatë kësaj kohe ka patur edhe dhjetëra emigrantë që mund të kenë humbur jetën, por nuk ka ende një shifër zyrtare. Në një kohë kur fluksi i emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme është reduktuar si pasojë e mbylljes së kufijve nga shtetet ballkanike si dhe parandalimi i kalimit të tyre nga Turqia në bazë të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Europian, një valë edhe më e madhe është duke tentuar që të mbërrijë në kontinentin e vjetër përmes brigjeve italiane.