KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dhimitër Orgocka nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”
dhimiter-orgocka-qytetar-nderi-80-vjetori-presidenti-motivacion

Dhimitër Orgocka nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

Aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i republikes z. Bujar Nishani në 80 vjetorin e lindjes së tij. Titulli iu dorëzua nga përfaqesuesit e presidencës me motivacionin: Për ndihmesën e jashtëzakonshme të dhënë artit shqiptar si aktor dhe regjisor. Me emocione për këtë vlerësim, ai u shpreh se titulli do ta stimulojë në krijimtarinë e tij për të ngjitur në skene të tjera vepra.

Nën drejtimin e Dhimitër Orgocka janë vënë në skenë më shumë se 100 premiera në teatin A. Z. Çajupi të Korçës dhe teatro të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Si aktor ai numëron 82 role për të cilët është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Orgocka mban titullin “Artist i Merituar” dhe per meritat e tij, Këshilli Bashkiak i Korçës dhe ai i Maliqit e kanë vlersuar me titullin “Qytetar Nderi”.