KRYEFAQJA » LAJME » Dhjetë kandidatë për çmimin “Best Player in Europe”
Dhjetë kandidatë për çmimin "Best Player in Europe"

Dhjetë kandidatë për çmimin “Best Player in Europe”

Sot është bërë e ditur lista e 10 lojtarëve kandidatë për çmimin “UEFA Best Player in Europe 2015-2016”.

Sikurse edhe në vitet e mëparshme, gazetarët e çdo federate bijë të UEFA-s kanë dorëzuar një listë prej pesë emrash, duke i dhënë pesë pikë kandidatit të parë, katër të dytit dhe kështu me radhë. Dhjetë lojtarët me më shumë pikë kalojnë në votimin e dytë, që përfundon me 5 gusht që do të vendosë tre finalistët.

Pra, juria do të përcaktojë fituesin gjatë shortit të fazës në grupe për Ligën e Kampioneve për sezonin 2016-2017, i cili është në program të hidhet në Montekarlo me 25 gusht. Lionel Messi, fituesi i vitit të shkuar, kërkon të marrë çmimin e tij të tretë pasi të parin e ka fituar në vitin 2011. Të tjerë ish-fitues janë Andrés Iniesta (2012), Franck Ribéry (2013) dhe Cristiano Ronaldo (2014).

Ja dhe kandidatët sipas rendit alfabetik janë:

Gareth Bale (Real Madrid dhe Uells)
Gianluigi Buffon (Juventus dhe Itali)
Antoine Griezmann (Atletiko Madrid dhe Francë)
Toni Kroos (Real Madrid dhe Gjermani)
Lionel Messi (Barcelonë dhe Argjentinë)
Thomas Müller (Bajern Mynih dhe Gjermani)
Manuel Neuer (Bajern Mynih dhe Gjermani)
Pepe (Real Madrid dhe Portugali)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid dhe Portugali)
Luis Suárez (Barcelonë dhe Uruguaj)