KRYEFAQJA » LAJME » Dhoma amerikane e tregtisë, kërkon lehtësira për biznesin nga njësitë vendore
dhoma amerikane e tregtise

Dhoma amerikane e tregtisë, kërkon lehtësira për biznesin nga njësitë vendore

Dhoma amerikane e tregtisë kërkon më tepër lehtësira për biznesin nga njësitë vendore. Gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës Kryetari i komitetit të taksave të kësaj dhome, Artan Bozo parashtroi vështirësitë që hasin bizneset që janë pjesë e dhomës amerikane të tregtisë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u shpreh se Bashkia është e hapur për konsultime me biznesin, për të ofruar lehtësitë e nevojshme. Por nga ana tjetër Mazniku theksoi se është e domosdoshme të mblidhen taksat për të krijuar një mjedis të favorshëm për biznesin dhe për të ofruar shërbime cilësore.

Mazniku kujtoi se bashkia ka ngritur komitetin ekomonik ku ka përfaqësi biznesi. Sipas tij në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak bizneseve të reja do t’u mundësohet pagesa e detyrimeve në 3 muaj nga 30 ditë që është aktualisht. Ndërsa nuk do të paguhet asnjë tarifë për tabelat informuese të bizneseve deri në 2 m2.