KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna ndaj femrave, prezantohet strategjia e mbrojtjes

Dhuna ndaj femrave, prezantohet strategjia e mbrojtjes

9 femra dhunohen në një ditë në Shqipëri. Shifra alarmante i ka deyruar autoritetet të hartojnë dhe të venë në zbatim Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave, e cila u prezantua gjatë një takimi në Tiranë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Shanseve të Barabarta Blendi Klosi, duke raportuar shifra të grave që kanë denoncuar raset e dhunës, tha se kjo strategji parashikon mekanizma ligjore për parandalimin e tyre. “”Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, si një ftesë publike që i bëhet kurajos dhe guximit të çdo nëne, gruaje, vajze apo viktime të dhunës. do të jetë një apel kombëtar kundër shfaqjes së dhunës në familje” tha me këtë rast zoti Klosi. Sipas tij gjatë periudhës janar – shtator të 2016-ës, janë evidentuar dhe trajtuar plot 3195 raste, që të krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë pak më shumë”  shtoi zoti Klosi.

Nga femrat e dhunuar, vetëm gjysma e tyre, rreth 1683 kanë kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë. Autoritetet thonë se sfidë mbetet garantimi i të drejtave të tyre dhe barazisë gjinore. Gjatë prezantimit të fushatës kombëtare, u nënshkrua një marrëveshje për funksionimin e linjës së këshillimit kundër dhunës ndaj gruas.