KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna ndaj gazetarit, reagon politika
Dhuna ndaj gazetarit, reagon politika

Dhuna ndaj gazetarit, reagon politika

Dhuna ekstreme e ushtruar një ditë më parë ndaj gazetarit sportiv të Telesportit Eduard Ilnica, është komentuar edhe politikisht.
Kryetari i Komisionit të Medias, deputeti i PD-së, Genc Pollo, ndërsa ka vizituar gazetarin në spital. ka thënë se kjo ngjarje cënon lirinë e shtypit në Shqipëri. “Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë! Liria e shtypit poshtë!” tha zoti Pollo.
Nga ana e tij deputeti i LSI, i cili vjen nga Dibra, Përparim Spahiu, nga ana e tij i konsideroi plagët në trupin e Ilnicës, si plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare. “Plagët në trupin e Eduard Ilnicës janë plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive në vend. Dy urime për shërim sa më të shpejtë: gazetarit të zellshëm dhe futbollit, sportit tonë të dashur” tha deputeti i LSI.
Ndërkaq autoritetet kanë arrestuar agresorin, i cili është presidenti i “Kastriotit”, por ende nuk ka hollësi. Vetë gazetari Ilnica vazhdon të jetë në spital ku po merr mjekime.