KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna në çerdhe, ndalohet administratorja
Dhuna në çerdhe, ndalohet administratorja Dhuna në çerdhe, ndalohet administratorja

Dhuna në çerdhe, ndalohet administratorja

Në Tiranë policia ka shoqëruar dhe ka nisur procedimin penal ndaj administratores së një kopështi privat, pas pamjeve të shfaqura në emisionin investigativ televiziv “Stop” në televizionin Klan, ku ajo shihej duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një fëmijë tre vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një kopësht privat në zonën e Saukut. Ajo është denoncuar nga prindi i fëmijës i cili kishte vërejtur tek vogëlushi shenja në trup, por edhe reagime jo normale. Ndaj administratores rëndon akuza e “Keqtrajtimit të të miturve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Videoja e publikuar ka tërhequr vemendjen e opinionit dhe ka ngjallur një indinjatë të thellë. Ajo ka rikthyer me forcë debatin e standarteve të çerdheve dhe kopështeve, trajtimin e fëmijëve, përzgjedhjen e personelit dhe kontrollin e tyre.  Më së shumti po përmendet nevoja e vendosjes së kamerave të kontrollit në ambientet e çerdheve, kopështeve madje dhe shkollave.