KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna në çerdhe, PD sulmon Nikollën dhe Ramën
Dhuna në çerdhe, ndalohet administratorja Dhuna në çerdhe, ndalohet administratorja

Dhuna në çerdhe, PD sulmon Nikollën dhe Ramën

Partia Demokratike e opozitës ka thelluar sulmet kundër ministres së arsimit Lindita Nikolla, pas zbulimit të një rasti dhune ndaj një fëmije në një kopësht pa liçensë në Tiranë. Në një deklaratë të saj ngjarja konsiderohej si skandal, shkelje e rëndë e ligjit dhe krim, ndërsa i bëhej thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt. Por sipas PD “Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës”. “Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë” kërkohet në deklaratën e PD. Më tej ngjarja e zbuluar së fundi, sipas opozitës tregon se “Krejt vendi, Shqipëria është në të njëtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit” shkruhet në deklaratë, ndërsa përmendet akuza e njohur e PD se kryeministri Rama është “autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite” e për të cilat ai do të gjykohet.