KRYEFAQJA » LAJME » Dhunë në familje në Lushnjë; Bashkëshorti dhunon gruan dhe kunatën
dhune, grua, femrat e dhunuara, bashkeshorti, kunata, lushnje

Dhunë në familje në Lushnjë; Bashkëshorti dhunon gruan dhe kunatën

Genci Kola, i ndaluar nga policia mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gorre të Lushnjes dhunoi bashkëshorten dhe motrën e saj. Blerina kishte shkuar për vizitë tek e motra dhe teksa ndërhyn për të mbrojtur atë nga dhuna e të shoqit, ajo ka rënë edhe vetë pre e tërbimit të tij. Ajo gjen guximin të tregojë për lëndimet që ka marrë. Blerina Stavre shprehet: “Ishte te dera e shtëpisë dhe po e tërhiqte prej flokësh dhe i thoshte dil nga shtëpia ime, mos të shoh më këtu. Më pas më qëlloi dhe mua. Më pas u rrëzova dhe nuk kam ndjerë më gjë. Më goditi me grusht”. Liria ka kërkuar ta tërheqë denoncimin ndaj bashkëshortit të saj pasi kushtet ekonomike do të vështirësohen më shumë nëse 31 vjeçari do të qëndrojë në burg. Ajo rrëfen se i vjen keq për motrën dhe do ta bëjë, ndërsa bashkëshorti i Blerinës kërkon drejtësi. Blerina, ndërkohë, thotë : “Ajo erdhi sot në mëngjes dhe më kërkoi të tërheq denoncimin. Për hatër të motrës dhe të fëmijëve të saj unë kërkoj ta tërheq denoncimin; mendova që këtë herë do ta fal. Po vazhdoi, po ndodhi ndonjë gjë në vazhdim, ai do të shkojë më keq akoma.” Viron Stavre gjithashtu regoi duke thënë: “Drejtësia të vendosë. Me këtë që ai ka bërë unë them të dënohet.” Në familjen e dhunuesit të gruas nuk pranojnë të flasin. Të martuara në Gorre, dy gratë nga Kukësi jetojnë prej vitesh në kushte të vështira dhe si shumë të tjera për shkak të rrezikut të një rroge më pak në shtëpi, ato janë tërhequr.