KRYEFAQJA » LAJME » Dhunë në protestën e opozitës në Prishtinë
Dhunë në protestën e opozitës në Prishtinë

Dhunë në protestën e opozitës në Prishtinë

Protesta e opozitës kosovare, që kundërshton marrëveshjet qeveritare midis Kosovës dhe Serbisë, duket se ka degjeneruar në dhunë ndaj institucioneve. Ndërsa kreu i VV Visar Ymerit, ka mbaruar fjalëne  tij, ku është kërkuar edhe dorëheqja e qeverisë, mbështetësit e opozitës kanë nisur të hedhin bomba molotov, fishekzjarre dhe sende të tjera të forta në drejtim të policisë që ishte vendosur brenda rrethimit të godinës qeveritare. Organizatorët nga radhët e opozitës janë munduar të ndalin ata që hedhin gurë dhe shashka, por duket se situata u ka dalë jashtë kontrollit. Fasada e godinës së qeverisë është përfshirë nga flakët. Udhëheqësit e partive opozitare drejtuar mbështetësve të tyre që të shpërndaheshin paqësisht. Policia ka ndërhyrë ndaj protestueseve me ashpërsi duke përdorur gazlotsjellës dhe makinat me ujë. Ka patur përleshje fragmentare dhe disa protestues janë ndaluar nga policia.  Tensioni në Prishtinë vazhdon të jetë tepër i lartë dhe pamja që orfrohet është mjaftë e frikshme.