KRYEFAQJA » LAJME » Dhurata Hoxha, ministre e re e drejtësisë në qeverinë e Kosovës
Dhurata Hoxha, ministre e re e drejtësisë në qeverinë e Kosovës

Dhurata Hoxha, ministre e re e drejtësisë në qeverinë e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar të hënën Dhurata Hoxhën për postin e ministres së Drejtësisë në qeverinë e Kosovës. Nominimin e saj e ka konfirmuar vetë ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se pritet që shumë shpejt të bëje edhe dorëzimin e detyrës. Ministrja e re u zotua se do të angazhohet që askush të mos jetë mbi ligjin. Dhurata Hoxha së fundi ka qenë këshilltare politike e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Sipas proçedurave postet ministrore i mandaton kryeministri i Kosovës. Ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi e la këtë detyrë për të mbajtur atë të zëvendëskryeministrit të parë.