KRYEFAQJA » LAJME » Dialogu Prishtinë-Beograd, zbatimi i Asociacionit diskutohet në Bruksel

Dialogu Prishtinë-Beograd, zbatimi i Asociacionit diskutohet në Bruksel

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do të drejtojë delegacionin e Serbisë në Bruksel, në kuadër të vazhdimit të dialogut në nivel ekspertësh me Kosovën. Sipas mediave të Beogradit, dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh do të zhvillohet sot e nesër. Po sipas këtyre burimeve, bisedimet do të zhvillohen në selinë e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme, ndërsa ndër temat e dialogut do të jenë zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe dhe i të tjerave të arritura më 25 gusht të vitit të kaluar. Nga institucionet e Kosovës ende nuk ka ndonjë paralajmërim për vazhdimin sot e nesër të dialogut Prishtinë-Beograd, në Bruksel.