KRYEFAQJA » LAJME » Dibër, ndalohet një shtetas që priste drurët e pishës në mënyrë të paligjshme
diber, druret e pishes, prerje ilegale, arrestime

Dibër, ndalohet një shtetas që priste drurët e pishës në mënyrë të paligjshme

Specialistët për hetimin e krimit në në komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Policinë Pyjore, kanë mundur të ndalojnë një shtetas i cili priste drurët e pishës dhe i transportonte ato për në qytet për ti tregëtuar. Shtetasi me iniciale L.B është kapur në qafën e “Buallit”, duke transportuar 9 metër kub lëndë drusore me kamionin e tij, pa dokumentin përkatës. Pishat mësohet ti ketë prerë një person me iniciale A.H I cili është larguar prej vendit ku kryente aktivitetin e jashtëligjshëm, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.