KRYEFAQJA » LAJME » Dibër, Rama vazhdon kryesimin
Dibër, Rama vazhdon kryesimin

Dibër, Rama vazhdon kryesimin

Kandidati i koalicionit të majtë Muharrem Rama vazhdon të kryesojë me votat e marra ndaj rivalit të tij të djathtë Sherefdin Shehu. Sipas KQZ, nga numrimet e 52 qendrave të votimit, Rama ka marrë 9369 vota ndërsa Shehu 7158, duke ruajtur diferencën e vënë re që nga fillimi. Ka patur një ndërprerje të procesit të numërimit për shkak të pranishmëve të shumtë në qendrën e numërimit të votave. Policia ka verifikuar dokumentcionin e të pranishmëve.