KRYEFAQJA » LAJME » Dibër, rinis numërimi, Rama thellon avantazhin
Dibër, rinis numërimi, Rama thellon avantazhin

Dibër, rinis numërimi, Rama thellon avantazhin

Në qendrën e numurimit të votave në qytetin e Peshkopisë ka rinisur numurimi i votave pas një ndëprerjeje për shkak të pranisë së shtuar të personave të paautorizuar. Policia tha se kishte ndërhyrë me kërkesë të autoriteteve zgjedhore dhe i kishte larguar. Ndërsa janë numëruar 59 kuti votimi nga 118 gjithsej, kandidati i së majtës, vazhdon të jetë në avantazh me mbi 2600 vota. Në zgjedhjet së dielës morën pjesë 60 për qind e rreth 57 mijë zgjedhësve që u ftuan të votonin, e shprehur në shifra absolute rreth 32 mijë zgjedhës. Nga numërimi i deritanishëm zoti Rama është afër 11 mijë votave. Mendohet se fituesi do të mësohet pa shkuar në kutitë e fundit.