KRYEFAQJA » LAJME » Dibra:Shumë qytetarë do përfitojnë vitet e punës para viteve 90
Dibra:Mijëra qytetarë do përfitojnë vitet e punës para viteve 90

Dibra:Shumë qytetarë do përfitojnë vitet e punës para viteve 90

Nëse deri më tani nuk të ka takuar të përfitosh pension ose në rastin më të mirë ke marrë gjysën e tij për shkak se nuk ke mundur të vertetosh vitet e punës nëpërmjet një vendimi që pritet të miratohet së shpejti nga qeveria do bëhet e mundur njohja e viteve të punës para viteve 90.

Drejtoresha e Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Solida Dibra sqaron se proçesi i dixhitalizimit të të dhënave për vitet e punës ka nxjerr në pah shumë pasaktësi per mbajtjen e dokumentacionit që provon vitet e punës.

Dibra tha se procedurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të nisin vetëm për ata persona që u mungojnë disa vite punë, të tjerët që nuk vertetojnë as edhe një vit pune duhet ta ndjekin çështjen në gjykatë.