KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Digjet Kalifornia: Zjarret arrijnë pranë Los Anxheles
Digjet Kalifornia: Zjarret arrijnë pranë Los Anxheles

Digjet Kalifornia: Zjarret arrijnë pranë Los Anxheles

Një trup i karbonizuar është gjetur pranë Santa Klarita, një qytezë në jug të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është përfshirë nga një zjarr gjigand në një pyll dhe që kërcënon rreth 1.500 shtëpi në veri të Los Axheles.

Santa Klarita gjendet në një prej zonave që autoritetet kishin kërkuar që të boshatiset si shkak i flakëve, që deri tani kanë shkatërruar një zonë prej 8.000 hektarësh.