KRYEFAQJA » LAJME » Dijar Xhema merr masën ‘shtrim i detyruar në psikiatri’
dijar xhema, prokuroria, i semure mendor, mase arresti

Dijar Xhema merr masën ‘shtrim i detyruar në psikiatri’

I riu kosovar, Dijar Xhema që katër ditë më parë tentoi të marrë peng tre persona në Vlore nën thirrjet Allahu Ekber, për gjykatën e krimeve ka kryer veprime prej një të sëmuri mendor e jo të një terroristi. Me këtë konkluzion gjykata dha sot për 29 vjeçarin Xhema masën ‘shtrim të detyruar në psikiatri ‘ . Sipas kësaj gjykate, ai ka nevoje urgjente për trajtim me medikamente pasi mund të jete i rrezikshëm për shoqërinë.

Por ndryshe nga gjykata, ka qënë vlerësimi i prokurorisë së krimeve të rënda. Pas vendimit të gjykatës, prokuroria kërkoi sot caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për 29 vjeçarin nga Kosova, kërkesë që u rrëzua nga trupi gjykues.

Masa e kërkuar nga prokuroria është e rednuar edhe sipas avokatit të tij Sajmir Visha i cili u shpreh në dalje nga gjykata se i riu kosovar nuk është një terrorist por i sëmurë mendor