KRYEFAQJA » LAJME » Dimitris Avramopulos do të vizitoj nesër Tiranën
Dimitris Avramopulos do të vizitoj nesër Tiranën zyrtare

Dimitris Avramopulos do të vizitoj nesër Tiranën

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin, Cështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos do të vizitoj nesër Tiranën zyrtare. Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e Delegacionit të Bashkimit Europian bëhet e ditur se Avramopulos do të takohet me krerë të lartë të shtetit.

Në orën 09:00 – 09:30 Komisioneri Avramopulos do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në godinën e qeverisë, ndërsa në orën 09:45 do të takohet me Presidentin Nishani.

Axhenda e takimeve të tij do të vijojë në orën 10:30 -11:00 me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Ndërsa takimi me Ministrin e Brëndshëm Sajmir Tahiri do të zhvillohet në orën 11:15 , ku me pas do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Komisioneri do të takohet edhe me Ambasadorët e Vendeve të BE ,ndërsa në orën 14:00 pritet të takohet me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.