KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Diplomatët amerikanë kërkojnë sulme kundër forcave siriane
siri

Diplomatët amerikanë kërkojnë sulme kundër forcave siriane

Më shumë se 50 zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë nënshkruar një memorandum që kritikon politikën amerikane në SHBA dhe bën thirrje që të bombardohen forcat qeveritare të Sirisë. Memorandumi raportohet të jetë nënshkruar nga 51 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm të Departamentit të Shtetit që janë të përfshirë në formulimin e politikave amerikane në Siri. Sulmet ajrore kundër forcave siriane dhe caqeve qeveritare të Assadit do të përbënin një ndryshim të madh në politikat e administratës së Obamës e cila nuk preferon të ndërhyjë në luftën civile të Sirisë. Mbi 270 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës në vitin 2011.