KRYEFAQJA » LAJME » “Diplomati” film kushtuar Hollbrukut
"Diplomati" film kushtuar Hollbrukut

“Diplomati” film kushtuar Hollbrukut

Dejvid Hollbruk, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Riçard Hollbruk po qëndron për një vizitë në Kosovë ku do të promovojë filmin “Diplomati”, kushtuar karrierës së babait të tij. Ai është ndalur në komunën e Vitisë ku është ngritur edhe një bust në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë nga Riçard Hollbruk për Kosovën. Dejvid Hollbruk tha se në filmin “Diplomati”, ku përshkruhet veprimtaria politike dhe diplomatike e të atit, përfshihen skena të veprimtarisë së Hollbrukut në Kosovë, pasi ky ka qenë njëri nga vendet kryesore ku ka kontribuar ai.