KRYEFAQJA » LAJME » Diplomohen mjekët e rinj
Diplomohen mjekët e rinj

Diplomohen mjekët e rinj

1469 studentë të Universitetit të Mjekësisë morën të martën diplomat e mjekut, pas vitesh përpjekjesh dhe përkushtimi. Ata i shtohen armatës së mjekëve në të gjithë vendin, në një kohë kur vlerësohet se ka shumë nevojë. “Jeni shembulli më i mirë se nuk ka pengesë që nuk kalohet me vullnet ndershmëri dhe dije” tha në cermoninë e organizuar me këtë rast ministrja e arsimit Lindita Nikolli. Ajo tha se prioritet i qeverisë, i ministrisë që ajo drejton është ti japi këtij univesiteti, por edhe shëndetësisë shqiptare parametrat bashkëkohorë.
Ministri shëndetësisë Ilir Beqja i ftoi të prosadiplomuarit që të integerohen sa më shpejt në shërbimin shëndetësor veçanërisht në mjekësinë e familjes. “Ju mund të shkoni dhe jashtë, por si ministër do të doja që ju ta ndërtoni këtu të ardhmen. Ne po krijojmë një mjedis të denjë pune” u tha zoti Beqja mjekëve të rinj.
Ftesa për mjekët e rinj nga zoti Beqja vjen ndërsa largimi i punonjësve të mjekësisë nga Shqipëria po kthehet në një fenomen shqetësues. Sipas të dhënave nga Urdhëri i Mjekut, vetëm dy vitet e fundit janë larguar 300 mjekë shqiptarë. Autoritetet shikojnë me shqetësim se në disa zona të vendit ka mungesa të theksuar për trupë mjekësore. Disa iniciativa për ti bërë mjekët të shkojnë në këto zona, duket se nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.