KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Disa gjigandë të regjimit komunist në Shqipëri do të prishen

Disa gjigandë të regjimit komunist në Shqipëri do të prishen

Qeveria shqiptare ka vendosur shembjen e ndërtesave ekonomike dhe administrative të disa ndërmarrjeve dhe shoqërive. Bëhet fjalë për disa vepra që konsiderohen si gjigandë të ndërtuar në kohën e regjimit komunist në Shqipëri. Kështu do të prishen ndërtesat ekonomike dhe administrative të ndërmarrjes së prodhimit të Çeliqeve, Uzina 12 e Nikel- Kobaltit në Elbasan, Uzina e Plehrave Azotike në Fier, ndërtesat ekonomike dhe administrative në shoqërinë Operatori i Sistemit të Transmetimit, si dhe ndërmarrje të tjera që janë në likuidim. Gjithçka do të kryehet nëpërmjet ankandeve. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhi me sipërfaqet që fitohen nga prishja e këtyre veprave.