KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Disa të plagosur nga sulmi me sëpatë në Gjermani, vritet sulmuesi

Disa të plagosur nga sulmi me sëpatë në Gjermani, vritet sulmuesi

Katër persona janë plagosur rëndë pas një sulmi me sëpatë në trenin e linjës Wurzburg-Heidingsfeld. Mediat gjermane fillimisht raportuan se kanë qenë rreth 20 persona të plagosur, por pas qetësimit të situatës është qartësuar gjithçka. Një zëdhënës i policisë gjermane ka bërë të ditur se autori i kësaj ngjarje u qëllua për vdekje nga forcat e policisë, ndërsa po përpiqej të largohej. Pak orë më pas u konfirmua se agresori ka qenë një 17-vjeçar afgan, i cili para disa kohësh kishte mbërritur në Gjermani i vetëm dhe jetonte në kampin e Ochesenfurt.