KRYEFAQJA » LAJME » Dita Botërore e Shpendëve Migratorë, festë në Parkun e Divjakës
pelikani kacurrel, divjake, dita boterore e shpendeve migratore, ppnea, organizate

Dita Botërore e Shpendëve Migratorë, festë në Parkun e Divjakës

10 maji dita botërore e shpendëve migratorë, dhe e pelikanit kaçurrel, është kthyer në një ditë feste në Parkun Kombëtar të Divjakës. Pelikani kaçurrel është shpendi kryesor në këtë park, duke e kthyer zonën në atraksion turistik.

Ndihma nga shoqatat e huaja dhe e banorëve vendas ka bërë të mundur shtimin e kolonive të pelikanit. Sipas drejtorit të parkut çdo ditë turistët e huaj janë të pranishëm për të vëzhguar këtë shpend të rrallë.

Shoqata PPNEA ka nisur sensibilizimin me nxënësit e shkollave për njohjen e pesë llojeve të shpendëve migratore, si dallëndyshen, lejlekun, qyqen, gargullin dhe dejkën. Në këtë ditë u organizua edhe panairi i produkteve lokalë. Gjatë dy viteve të fundit, numri i pelikanit kaçurrel nga 37 çifte në 2013 sot numëron 53, duke arritur numrin e 20 viteve më parë. Në këtë zonë është dyfishuar numri edhe i shpendëve të tjerë dimërues.