KRYEFAQJA » LAJME » Dita e bastijes, Nishani uron homologun e tij francez Hollond
Nishani uron politikën për konsensusin e reformës

Dita e bastijes, Nishani uron homologun e tij francez Hollond

Urimi për Festën kombëtare të Francës, të quajtur ndryshe Dita e Bastijës, ka qënë arsyeja e mesazhit që Presidenti Shqiptar Bujar Nishani i ka dërguar homologut të tij francez Fransua Hollond. Duke shprehur falenderimin e tij dhe të popullit shqiptar për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë ndër dekada, Presidenti Nishani gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat janë zgjeruar më tej në kuadrin e proçeseve integruese euroatlantike. “Mesazhet tuaja gjatë Konferencës së Parisit për vijimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, na inkurajojnë më shumë për vijimin me vendosmëri dhe përkushtim në rrugën e reformave të thella, pasi Shqipëria e konsideron integrimin në Bashkimin Evropian si alternativën e vetme dhe objektivin e saj më madhor”, shkruan presidenti Nishani në mesazhin dërguar presidentit Hollond me rastin e Festës Kombëtare të Francës.