KRYEFAQJA » LAJME » Dita e Komunitetit Egjiptian,Totozani:Të trajtohen si pakicat e tjera kombëtare

Dita e Komunitetit Egjiptian,Totozani:Të trajtohen si pakicat e tjera kombëtare

Në ditën e Komunitetit Egjiptian Avokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar njohjen e këtij minoriteti dhe trajtimin e tyre me të njëjtat të drejta që gëzojnë pakicat e tjera kombëtare. Totozani është shprehur për marrjen e masave konkrete me qëllim integrimin real të këtij komuniteti në jetën e përditshme . Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale Merita Xhafaj tha se Plani i Veprimit 2016-2020 për komunitetin Rom dhe Egjiptian do të bëji të mundur eleminimin e barrierave që hasin këto komunitete në aksesin e shërbimeve. Efektet e këtij plan veprimi parashikohen të ndihen përgjatë 5 viteve. Vlerësues do të jenë vetë pjestarët e këtij komuniteti.