KRYEFAQJA » LAJME » Dita e pestë e protestës, Basha: Opozita e vendosur të çojë deri në fund kauzën e saj!
Dita e pestë e protestës, Basha: Opozita e vendosur të çojë deri në fund kauzën e saj!

Dita e pestë e protestës, Basha: Opozita e vendosur të çojë deri në fund kauzën e saj!

Në ditën e pestë të protestës së opozitës, kreu i PD Lulzim Basha ka përsëritur se ajo është e vendosur për të çuar deri në fund kauzën e saj. Ai tha se integriteti i kësaj proteste nuk do të cënohet nga pazaret e ulëta. “Nuk ka asnjë pazar, le ta dije mirë Edi Rama, nuk ka pazar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme” tha zoti Basha duke ju referuar takimit të një ditë më parë midis krerëve të koalicionit qeveritar Rama dhe Meta në selinë e qeverisë.
Lideri i demokratëve këmbënguli se bojkoti i parlamentit do të vijojë deri kur të jetësohen kërkesat e opozitës për rrëzimin e qeverisë dhe krjimin e një qeverie teknike që do ti hapë sipas tij rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.