KRYEFAQJA » LAJME » Dita kombëtare e Drinit, studentët vizitojnë parkun e Prespës
liqeni prespes, prespa, ppnea, studentet e fan nolit, vizite

Dita kombëtare e Drinit, studentët vizitojnë parkun e Prespës

Njohja me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe rritja e ndërgjegjësimit për ruajtjen e ekosistemit dhe biodiversitetit të parkut të Prespës, tashmë është kthyer në vëmendjen e shumë institucioneve. Nje grup studentësh të degës së Biokimisë prane universitetit Fan Stilian Noli, u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara në Parkun Kombetar te Prespës në kuadër të ditës së Drinit. Organizatorët e shoqatës PPNEA shprehen për rëndësinë që kanë këto qasje mbi mjedisin dhe efektin e tyre në shoqëri.

Parku Kombëtar i Prespës ofron një vendstrehim të sigurt dhe të përshtatshëm për gjallesa në rrezik, si pelikanet, rrëqebulli apo ariu. Liqeni i Prespës njohet për llojet endemike të peshkut. Bioteknologjisti, Profesor Spase Shumke , tregon se sa e rëndësishmë është për studentët njohja nga afër e faunës dhe florës së këtij habitati. Studentët vizituan ngë afër edhe disa nga objektet e administratës së parkut, si dhe u njohën me bukuritë natyrore të liqenit të Prespës.