KRYEFAQJA » LAJME » Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, 25 për qind e shqiptarëve nuk i dinë të drejtat
Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, 25 për qind e shqiptarëve nuk i dinë të drejtat

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, 25 për qind e shqiptarëve nuk i dinë të drejtat

Autoritetet shqiptar po synojnë të ndërgjegjësojnë konsumatorët shqiptarë për të drejtat e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve u bë e ditur se në Shqipëri mbi 25 për qind e popullatës është e painformuar për të drejtën që ka si konsumator. “Shoqatat e Konsumatorëve kanë ballafaquar të dhënat e tyre duke shprehur shqetësimet që vijnë nga konsumatori. Në Shoqatën e Konsumatorit Shqiptar janë depozituar 107 ankesa, ndërkohë në Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorëve pranë Ministrisë së Ekonomisë së Zhvillimit, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes janë marrë 12 ankimime për vitin 2015” tha Ministrja e Zhvillimit, Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonom. Ajo bëri të ditur se ka nisur një strategji 5-vjeçare, e cila synon ndërgjegjësimin e konsumatorit jo vetëm për të njohur të drejtat e tyre, por edhe për të luftuar se si të kërkojnë zbatimin e tyre.