KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dita ndërkombëtare e Metrologjisë

Dita ndërkombëtare e Metrologjisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Metrologjisë e cila feston firmosjen e Konventës së Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e 7 shteteve. Kjo konventë vendosi bazat e bashkëpunimit botëror në shkencën e matjeve dhe aplikimeve të saj në industri, tregti etj. Në këtë ditë, të gjitha institucionet e metrologjisë në botë apo organizatat rajonale dhe ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë, organizojnë aktivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese për publikun apo grupet e interesit.