KRYEFAQJA » LAJME » Dita Ndërkombëtare e Tokës
Dita Ndërkombëtare e Tokës

Dita Ndërkombëtare e Tokës

Më shume gjelberim do të kete ne lulishten qendrore mes pallateve prane ish fushes se aviacionit ne laprake, atje ku administrate e bashkise se Tiranes mbolli sot 350 peme e bime dekorativ, ne shenje sensibilimi me Diten Ndërkombëtare të Tokës, Nenkryetari i Bashkise, Arjan Mazniku ftoi qytetaret qe te kontribuojne edhe ne ruajtjen e permiresimin e cilesise se mjedisit ne qytet.

Jemi këtu si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të Ditës së Tokës, së bashku me një pjesë të punonjësve të saj, të cilët përveç se janë punonjës të qytetit që punojnë 365 ditë për qytetin, kanë kontribuar individualisht për të mundësuar që në këtë park të mbillen më shumë pemë”,“Sot po mbillen mbi 300 pemë të llojeve të ndryshme për t’i dhënë një jetë të re këtij parku. Ky kontribut është një mesazh i rëndësishëm që secili prej nesh, si qytetar i Tiranës, duhet të japë diçka për të përmirësuar qytetin. Sigurisht, ne e bëjmë këtë përmes taksave, por duhet ta bëjmë edhe në mënyrë aktive, duke kontribuar për qytetin.”,

Aksioni i Bashkise se Tirane eshte ne vijim te angazhimit per te mbjelle 1 mije peme cdo muaj. Deri tani me shume se 9 mije peme jane mbjelle. Dita Ndërkombëtare e Tokës sherben si nje dite apelit ndaj problemeve mjedisore të planetit tonë, kur çdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet t’i kushtojë pak kohë kujdesit për mjedisin.